Protestat masive në Tiranë për largimin e kryeministrit Edi Rama, janë përcjellë live nga shumë media ndërkombëtare.
Rrjeti mediatik Deutsche Welle, ka publikuar në rrjetet sociale pamjet me dron të protestës, ndërsa thekson pjesëmarrjen dhe mobilizimin më të madh qytetar që nga nisja e saj.
“Pamjet me dron nga protesta e ditës së 11-të tregojnë pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve të grumbulluar këto ditë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.