Pikat kryesore
- Policia e Shtetit ka nisur një aksion të befasishëm mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës për kapjen e personave të në kërkim.
- Bëhet me dije se kontrollet po ushtrohen në pikat e hyrjes të qytetit bregdetar, ku janë ndaluar dhe verifikuar automjetet që vinin nga autostrada Fier–Vlorë.
- Mësohet se në terren janë të pranishme Forcat “Shqiponja”, patrullat e rendit si dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve .
Policia e Shtetit ka nisur një aksion të befasishëm mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës për kapjen e personave të në kërkim. Bëhet me dije se kontrollet po ushtrohen në pikat e hyrjes të qytetit bregdetar, ku janë ndaluar dhe verifikuar automjetet që vinin nga autostrada Fier–Vlorë. Mësohet se në terren janë të pranishme Forcat “Shqiponja”, patrullat e rendit si dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve . Raportohet se janë ndaluar për verifikim disa automjete të dyshimta. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia mbi këto kontrolle, ndërsa aksioni vijon.