Pengim i drejtësisë”, përfundon mbrojtja e Thaçit/ Ish presidenti në pritje të vendimeve…

Pengim i drejtësisë”, përfundon mbrojtja e Thaçit/ Ish presidenti në pritje të vendimeve…

Pikat kryesore

  • Mbrojtja e Hashim Thaçit mbyll çështjen në rastin e dytë kundër tij: atë të administrimit të drejtësisë.
  • Ata kanë njoftuar se nuk kanë prova dhe as dëshmitarë të tjerë për të paraqitur.
  • Në njoftimin e saj, mbrojtja e Thaçit thotë se ky njoftim nuk do të thotë që mbrojtja nuk do marrë asnjë mjet juridik për çështje që kanë mbetur ende pa vendim nga ana e gjyqtarit.

Mbrojtja e Hashim Thaçit mbyll çështjen në rastin e dytë kundër tij: atë të administrimit të drejtësisë. Ata kanë njoftuar se nuk kanë prova dhe as dëshmitarë të tjerë për të paraqitur. Në njoftimin e saj, mbrojtja e Thaçit thotë se ky njoftim nuk do të thotë që mbrojtja nuk do marrë asnjë mjet juridik për çështje që kanë mbetur ende pa vendim nga ana e gjyqtarit. Në këtë dosje së bashku me presidentin Thaçi janë edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazlliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi. Mbrojtja e Smakajt ka thënë se në këtë fazë, nuk kanë ndërmend që të dorëzojnë prova. Njësoj është shprehur edhe ajo e Kilajt. Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi dhe katër të tjerët u deklaruan të pafajshëm për veprën penale pengim i drejtësisë. Po atë ditë (27 shkurt 2026), nisi dëshminë edhe dëshmitari i parë në këtë çështje gjyqësore, i cili ishte me masa mbrojtëse. Dëshmia e tij përfundoi më 2 mars 2026. Më 3 dhe 4 mars 2026 dëshmoi dëshmitari i dytë Koen Herlaar- ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës. Po më 4 mars nisi dëshminë dëshmitari i tretë, Chrisopher Kelly- hetues i forenzikës digjitale. Ky dëshmitar e përfundoi dëshminë më 5 mars. Ndërsa, si dëshmitare e mbrojtjes së Thaçit dëshmoi ekspertja e transkriptimit në fushën e kriminalistikës, Helen Fraser. Ajo dëshmoi mç 11 dhe 12 maj 2026. Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë. Thaçi dhe katër ish krerët e uçk janë ende në pritje të vendimit nga togat e zeza për akuzën e parë: krime lufte. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Balkan Update me Habi Hoxha, (19/05/2026) Nga Lefter Koka te Bllako/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet për inceneratorin e Elbasanit, rrëzohet rekursi i të dënuarve Gjykata e Lartë rrëzon rekursin/ Burg përjetë për Laert Haxhiun

Lini një Përgjigje