Pikat kryesore
Në ‘Goca dhe gra’, Kiara Tito surprizoi publikun me një telefonatë të papritur me Oltën Gixharin, ish-banoren me të cilën kishte pasur përplasje gjatë qëndrimit në Big Brother VIP. Dyshja u dëgjuan këtë herë duke komunikuar me tone të qeta e miqësore, duke i befasuar të gjithë. Ajo e përshëndeti Kiarën me fjalët: “ Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunen. Meqë je, ma puth edhe Luizin.” Nga ana tjetër, Kiara i shprehu kujdes dhe e pyeti për shëndetin, pasi kohët e fundit ishte raportuar se Olta kishte pasur një problem me syrin. Pak pas transmetimit, reagimi i Luiz Ejllit nuk vonoi. Ai publikoi në Instastory një shkrim me nota ironie, ku shkroi: “ Më shpejt e nxori regjija foton dhe emrin në ekran, se sa bëri ajo të hapte telefonin. Krejt rastësisht dmth, mqs kështu ishte edhe tema. ” Me këtë reagim, Luizi duket se ka thumbuar mënyrën se si u realizua momenti, duke nënkuptuar se gjithçka mund të ketë qenë e përgatitur. Ky koment ka ndezur rrjetin dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes treshen më të komentuar të reality show-t: Luizi, Kiara dhe Olta.