Vlorë/ Përfshihet nga flakët apartamenti në katin e 8-të të një pallati, vetëm dëme…

Vlorë/ Përfshihet nga flakët apartamenti në katin e 8-të të një pallati, vetëm dëme…

Pikat kryesore

  • Një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit, është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit sotëm në Vlorë.
  • Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth.
  • Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së katit ku ra zjarri.

Një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit, është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit sotëm në Vlorë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth. Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së katit ku ra zjarri. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë kanë qenë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që ekspertët të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Një cep i Beratit në Vlorë-Lokali që ruan stilin klasik Zjarr në një banesë në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike Vlorë, muzetë tërheqin turistët/ Muzetë të hapur gjatë gjithë ditës dhe në fundjavë

Lini një Përgjigje