Pikat kryesore
- Bukayo Saka është shfaqur i entuziazmuar për bashkëpunimin me Thomas Tuchel, ndërsa Anglia po bëhet gati për përballjen e saj të parë në Kupën e Botës 2026 ndaj Kroacisë.
- Për futbollistin e Arsenalit, ky do të jetë turneu i katërt i madh me kombëtaren angleze, por i pari me trajnerin gjerman në stol, pasi ai mori drejtimin e “Tre Luanëve” pas largimit të Gareth Southgate.
- Në deklaratat e dhëna përpara ndeshjes hapëse, Saka foli me superlativa për Tuchel, duke theksuar se ai është një trajner i nivelit më të lartë.
Bukayo Saka është shfaqur i entuziazmuar për bashkëpunimin me Thomas Tuchel, ndërsa Anglia po bëhet gati për përballjen e saj të parë në Kupën e Botës 2026 ndaj Kroacisë. Për futbollistin e Arsenalit, ky do të jetë turneu i katërt i madh me kombëtaren angleze, por i pari me trajnerin gjerman në stol, pasi ai mori drejtimin e “Tre Luanëve” pas largimit të Gareth Southgate. Në deklaratat e dhëna përpara ndeshjes hapëse, Saka foli me superlativa për Tuchel, duke theksuar se ai është një trajner i nivelit më të lartë. “Mendoj se Thomas Tuchel është një trajner i shkëlqyer”, u shpreh ylli i Anglisë. 23-vjeçari bëri të ditur edhe se atmosfera në grup është mjaft e mirë dhe se skuadra po e pret me padurim startin e Kupës së Botës. “Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Të gjithë lojtarët janë në humor të mirë dhe mezi presim ta nisim këtë ndeshje të parë”, shtoi Saka. Anglia shihet si një prej skuadrave favorite për të bërë një rrugëtim të gjatë në këtë turne, ndërsa përballja me Kroacinë pritet të jetë sprova e parë serioze për ekipin e Thomas Tuchel në synimin e tij për sukses në Kupën e Botës.