Pikat kryesore
- Poetja e njohur Mimoza Ahmeti, emri që mbajti pas ekranit të madh dhe të vogël.
- Ajo rrëmbeu zemrat e publikut që ditën e parë që u bë pjesë e formatit “Ferma Vip”.
- Mbrëmjen e djeshme, në finalen e madhe, Moza u surprizua nga tre aktorët e më mirënjohur, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa dhe Arben Derhemi, të cilët lexuan poezitë e saj.
Poetja e njohur Mimoza Ahmeti, emri që mbajti pas ekranit të madh dhe të vogël. Ajo rrëmbeu zemrat e publikut që ditën e parë që u bë pjesë e formatit “Ferma Vip”. Mbrëmjen e djeshme, në finalen e madhe, Moza u surprizua nga tre aktorët e më mirënjohur, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa dhe Arben Derhemi, të cilët lexuan poezitë e saj. Por surpriza më emocionuese ishte ajo nga vajzat e saj. Eir, vajza e madhe e Mozës e cila jeton në Romë lexoi një poezi të mamasë së saj. Më pas, pjesë e skenës u bë vajza e vogël Luka, e cila erdhi nga Kanadaja. Por me hyrjen e saj, Moza nuk e njohu dhe i kërkoi leje të mos lexonte, por të dëgjonte një këngë nga vajza e madhe Eir. Më pas, Moza e njohu vajzën e vogël dhe mes emocionesh ajo i ka dhuruar puthje e përqafime. “Vajza ime e vogël, nuk e njoha se kam dy vite pa e takuar. Ti më the që nuk më flet” , i tha Moza vajzës së vogël.