Pas mesazheve të Dojna Memës për Kiarën, Luizi reagon me ironi: “Kam kllqe të përgjigjem drejt, nuk më duhet të shpik gjëra që t’i besoj vetë!

Pasi rrjetet u përfshinë nga deklaratat e Dojna Memës, e cila publikoi bisedat private me motrën ku përmendej Kiara Tito, duket se Luizi Ejlli nuk e ka lënë pa reagim.

Në një Instastory të postuar pak orë më vonë, Luizi publikoi një bisedë të vjetër me Kiarën, duke e shoqëruar me një tekst që shumë ndjekës e kanë interpretuar si thumb të qartë ndaj situatës së krijuar.

Në mesazhin e tij, Luizi shkruan:

“Kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam k*llqe të përgjigjem drejt! Sepse ndihem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e parë dhe e mbyllur. Natën e mirë.”

Reagimi i Luizit erdhi pak pasi Dojna publikoi postimin viral, ku shkruante se nuk ka nevojë të fshehë të vërtetën dhe se “ka mjaftueshëm k*llqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt”.

Ky “koinçidencë” në fjalë ka ngritur dyshime te ndjekësit, të cilët mendojnë se Luizi iu përgjigj në mënyrë indirekte moderatores, duke e bërë temën edhe më të përfolur në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje