Analisti kosovar: Nuk pres të ketë Qeveri, Albin Kurti po funksionon vetëm si ‘mbret’!

Analisti kosovar: Nuk pres të ketë Qeveri, Albin Kurti po funksionon vetëm si ‘mbret’!

Pikat kryesore

Ish-anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve(KQZ) aktualisht analist politik, Blerim Burjani, ka folur në lidhje me situatën aktuale politike në vend. Burjani në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic” në lidhje me formimin e Qeverisë tha se nuk pret të ketë Qeveri ‘Kurti 3’. Burjani theksoi se nuk po shihet në horizont asnjë marrëveshje apo negocim i Kurtit me ndonjë nga subjektet politike opzoitare. “Nuk pres të ketë Qeveri ‘Kurti 3’, nuk po shihet në horizont ndonjë marrëveshje apo negociim me një së paku parti opozitare për të dhënë shpresë se s’do ketë përseri zgjedhje” deklaroi ai. Burjani pati kritika të forrta për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ai tha se i njëjti s’ka menduar të bëjë reforma por ka funksionuar vetëm si ‘mbret’. “Kurti as që ka menduar për të berë reforma, ai po funksionon vetem si ‘mbret’. Asnjë reformë ideore apo politike, asnjë platformë mendimi real, objektiv në përputhje me politikën dhe realitetin kosovar. Nëse hyn në zgjedhje do ti humb 3% përsëri, kjo parti po shkon poshtë pa ndal. LVV-ja është parti e ‘rastit jo për distanca te gjata’, ka fitu pushtetin në menyrë aksidentale për shkak të këtyre partive opozitare.Ka kaluar koha e lidërve të padishem, duhet me pas njerëz të përgatitur shumë mirë, ekspert, njerëz qe din me ndryshu shtetin dhe me zhvillu eknomikisht” tha Burjani në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”. Blerim Burjani-Analist politik! Universum International College do të mirëpresë më datat 17–18 Tetor 2025, z. Chris Johnson, Senior Director dhe Head of Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 10/15/2025 16:59 Përparim Rama merr vendimin: Siguron transport për veteranët drejt protestës në Tiranë 10/15/2025 16:52 AGK i reagon Faton Pecit: Ka një histori të sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, të heqë dorë nga kjo praktikë 10/15/2025 16:50 Syla: Pritet pjesmarrje masive në protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-së që do të mbahet në Tiranë, do të jetë paqësore!

Lini një Përgjigje