Pikat kryesore
- Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar publikisht gjendjen e Ilir Meta, duke u shprehur se është ndjerë i tronditur nga një foto e fundit e tij.
- I ftuar në emisionin 3D nga Alban Dudushi në RTSH, Gjoni tha se Meta duket i stresuar dhe i goditur nga situata që po kalon.
- Ai shtoi se kjo gjendje reflektohet edhe në pamjen e tij fizike, duke shprehur keqardhje për situatën.
Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar publikisht gjendjen e Ilir Meta, duke u shprehur se është ndjerë i tronditur nga një foto e fundit e tij. I ftuar në emisionin 3D nga Alban Dudushi në RTSH, Gjoni tha se Meta duket i stresuar dhe i goditur nga situata që po kalon. Ai shtoi se kjo gjendje reflektohet edhe në pamjen e tij fizike, duke shprehur keqardhje për situatën. “Unë jam shokuar kur kam parë foton e Metës dhe personalisht ndjejë keqardhje që e shoh në këtë fazë dhe në këtë gjendje. Duket që është i stresuar dhe që ka ngrënë një kolpo të fortë e cila po transmetohet edhe përmes fytyrës. Nuk e kuptoj aspak domosdoshmërinë e një kafazi jo vetëm për Metës por për çdo përfaqësues i cili nuk paraqet një rrezikshmëri të madhe për procesin gjyqësor, hetimet kanë mbaruar”, u shpreh Gjoni.