Pikat kryesore
- Në Tiranë , falja e namazit u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mijëra besimtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në ceremoninë fetare.
- Në ligjëratat e mbajtura pas faljes së namazit, përfaqësuesit e komunitetit mysliman theksuan rëndësinë e besimit, familjes dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit, duke uruar më shumë mirësi dhe begati për të gjithë shqiptarët.
- Myftiu Azizolli: Besim në kohë të vështira, kemi nevojë për besim të sinqertë që nuk ndryshon sipas interesave.
Në Tiranë , falja e namazit u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mijëra besimtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në ceremoninë fetare. Atmosfera festive e kësaj dite të shenjtë u shtri edhe në qytete të tjera të vendit, ku besimtarët myslimanë u bashkuan në xhami, sheshe dhe ambiente të hapura për të falur namazin dhe për të përcjellë mesazhe paqeje, harmonie dhe solidariteti. Në ligjëratat e mbajtura pas faljes së namazit, përfaqësuesit e komunitetit mysliman theksuan rëndësinë e besimit, familjes dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit, duke uruar më shumë mirësi dhe begati për të gjithë shqiptarët. Namazi i Kurban Bajramit në Fier falet në sheshin qendror. Myftiu Azizolli: Besim në kohë të vështira, kemi nevojë për besim të sinqertë që nuk ndryshon sipas interesave. Falja e namazit të Kurban Bajramit në Fier u krye në sheshin qendror. Qindra besimtarë ndoqën ligjëratat e rastit nga myftiu i Fierit, Mikel Azizolli, dhe imami i xhamisë së Libofshës, Albert Kanani, pas faljes së namazit. Duke përkujtuar profetin Ibrahim dhe duke bërë analogji me ditët e sotme, myftiu Azizolli tha se edhe sot, ashtu si në kohën e Ibrahimit, besimi në Zot përballet me sfida dhe vështirësi. Sipas Azizollit, sot kemi nevojë pikërisht për atë devocion që kishte profeti Ibrahim ndaj Krijuesit, besim të sinqertë që nuk ndryshon sipas interesit.