Pikat kryesore
- Kreu i qeverisë sjell të përmbledhur momente pikante para dhe gjatë mbajtjes së konferencës, ndërsa thotë se ndihet krenar, që Shqipëria në çdo hap që hedh, ndihet edhe më shumë europiane.
- “MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
- Video me pamjet nga Brukseli u shoqëruan me këngën “Per sempre sì” të Sal Da Vincit.
Kreu i qeverisë sjell të përmbledhur momente pikante para dhe gjatë mbajtjes së konferencës, ndërsa thotë se ndihet krenar, që Shqipëria në çdo hap që hedh, ndihet edhe më shumë europiane. “MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Video me pamjet nga Brukseli u shoqëruan me këngën “Per sempre sì” të Sal Da Vincit. “Do të jemi unë dhe ti të lidhur për gjithë jetën me njëri-tjetrin”, thuhet mes tjerash në vargjet e këngës. Mesazhi përmes muzikës italiane lidhet edhe me gjuhën e përdorur më herët nga kryeministri Rama, i cili procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian e ka krahasuar shpesh me një martesë. Megjithatë ai duket i vendosur që kjo martesë të arrihet brenda vitit 2030. Tashmë Shqipëria ka hyrën në fazën ku pritet përmbyllja e kapitujve negociues, të cilët shtrojnë rrugën e anëtarësimit në familjen europiane./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Nga veriu në jug, si u kremtua festa e Kurban Bajramit në qytetet e vendit Presidenti Begaj uron festën e Kurban Bajramit: Nga Meka, ju përcjell urimet më të përzemërta për më shumë begati Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës