Pikat kryesore
- Ndoshta jo edhe aq për stilin e lojës, që nuk i ngjan një Pep Guardiole, Luis Enrikeje apo Hansi Fliku, por gjithsesi Antonio Konte është një nga trajnerët më të kërkuar në futboll.
- Ky luftëtar I lindur, që I bën lojtarët e tij të luftojnë deri në vdekje për të, mund të jetë shpëtimtari I një kombëtareje shumë të madhe si Italia.
- Mediat në Apenine raportojnë se pikërisht tekniku I Napolit pritet të jetë I përzgjedhuri, ndonëse gjithçka do të qartësohet pas zgjedhjeve në Federatën Italiane të Futbollit.
Padyshim është ndër më të mirët. Ndoshta jo edhe aq për stilin e lojës, që nuk i ngjan një Pep Guardiole, Luis Enrikeje apo Hansi Fliku, por gjithsesi Antonio Konte është një nga trajnerët më të kërkuar në futboll. Ky luftëtar I lindur, që I bën lojtarët e tij të luftojnë deri në vdekje për të, mund të jetë shpëtimtari I një kombëtareje shumë të madhe si Italia. Mediat në Apenine raportojnë se pikërisht tekniku I Napolit pritet të jetë I përzgjedhuri, ndonëse gjithçka do të qartësohet pas zgjedhjeve në Federatën Italiane të Futbollit. Konte fitoi titullin kampion vjet në stadiumin “Maradona”, një nga trofetë e shumë në karrierën e tij. Të mos harrojmë se Serinë A e ka fituar 5 herë, tri herë me Juventusin e një herë tjetër me Interin. Po ashtu, është kampion I Premier Ligës angleze me Çelsin, ka fituar Kupën e Anglisë dhe dy herë Superkupën e Italisë. Të Kaltrit, katër herë kampionë të botës, janë në pikë të hallit pasi dështuan për herë të tretë radhazi që të kualifikoheshin në finalet e Kupës së Botës që do të luhet këtë verë. Pas dështimeve në Rusi 2018 e Katar 2022, këtë radhë I eliminoi Bosnjë-Hercegovina. Për Konten ky është një rikthim në stolin e kaltër. Ai e mori Italinë në 2014 dhe e udhëhoqi në finalet e Kampionatit Europian në 2016 në Francë, ku u paraqit shumë mirë, por u eliminua në çerekfinale pas penalltive nga Gjermania. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Italia zgjedh Antonioi Conte/ Trajneri 56 vjeçar pritet të ulet në pankinën e kombëtares së kaltër Serie A/ Lukaku mjafton për kreun, Napoli thellon krizën e “Ujkonjave” Serie A/ Napoli i falet mbrojtjes, Di Lorenzo i dhuron “Bluve” tre pikët ndaj Lecce