Air Albania” gati për Euro U21/ Fusha e stadiumit pritet të jetë gati për ndeshje në…

Air Albania” gati për Euro U21/ Fusha e stadiumit pritet të jetë gati për ndeshje në…

Pikat kryesore

  • “Arena Air Albania” për momentin është e mbyllur dhe aty po kryhen punime me objektiv që të ketë standardet e duhura për Kampionatin Europian U21 që do të nisë 17 qershorin e ardhshëm.
  • Duket kohë e largët, por Federata Shqiptare e Futbollit informon se ishte e nevojshme që fusha e stadiumit të arrinte nivelet optimale, standardet e kërkuara nga UEFA për zhvillimin e një turneu të tillë.
  • Federata informon se punimet për rinovimin e fushës po avancojnë sipas planit të parashikuar, dhe kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare.

Po thonë se do të jetë gati në shtator. “Arena Air Albania” për momentin është e mbyllur dhe aty po kryhen punime me objektiv që të ketë standardet e duhura për Kampionatin Europian U21 që do të nisë 17 qershorin e ardhshëm. Duket kohë e largët, por Federata Shqiptare e Futbollit informon se ishte e nevojshme që fusha e stadiumit të arrinte nivelet optimale, standardet e kërkuara nga UEFA për zhvillimin e një turneu të tillë. Federata informon se punimet për rinovimin e fushës po avancojnë sipas planit të parashikuar, dhe kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare. Ndërhyrja në impiant ka qenë rrënjësore, duke nisur nga rindërtimi i plotë i bazamentit të fushës, dhe paralelisht është përfunduar edhe shtrimi i tapetit të ri hibrid, i cili do t’i ofrojë stadiumit një sipërfaqe të qëndrueshme dhe në përputhje me kërkesat e UEFA-s. Është realizuar edhe mbjellja e barit natyral, ndërsa specialistët vijojnë procesin e mirëmbajtjes dhe monitorimit, me qëllim që ajo të arrijë parametrat optimalë. Sipas afateve të planifikuara, fusha e re e stadiumit do të jetë plotësisht e gatshme për përdorim gjatë muajit shtator. Euro U21 që do të mbahet vitin e ardhshëm, do të jetë një bashkëpunim I Shqipërisë me Serbinë, dhe do të luhet nga 17 qershori deri në 4 korrik. Jo vetëm kaq, por siç ka informuar UEFA, finalja do të luhet pikërisht në “Arenën Air Albania”, ndërsa ndeshja e hapjes do të jetë në stadiumin e Partizanit të Beogradit në kryeqytetin serb. Sidoqoftë, më parë në “Arenë” do të luajë kombëtarja shqiptare që nis në shtator ndeshjet në Ligën e Kombeve, ndërsa Dinamo nuk arriti ta shfrytëzonte në Ligën e Konferencës duke u detyruar të zhvendoset në Elbasan. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kampionati Europian U21/ Italia dhe Gjermania në “shok”, eliminohen që në fazën e grupeve

Lini një Përgjigje