Pikat kryesore
- Në Klinikën për Sëmundje Infektive po trajtohen shtatë pacientë me infeksion të konfirmuar laboratorikisht nga Ethet e Nilit Perëndimor.
- Dy prej tyre, të moshës 76 dhe 66 vjeç, ndodhen në gjendje kritike, janë intubuar dhe po marrin trajtim në repartin e kujdesit intensiv me ventilim mekanik.
- Drejtori i Klinikës, Fadil Cana, bëri të ditur se po priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik edhe për tre persona të tjerë që vuajnë nga sëmundje akute të trurit.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive po trajtohen shtatë pacientë me infeksion të konfirmuar laboratorikisht nga Ethet e Nilit Perëndimor. Dy prej tyre, të moshës 76 dhe 66 vjeç, ndodhen në gjendje kritike, janë intubuar dhe po marrin trajtim në repartin e kujdesit intensiv me ventilim mekanik. Drejtori i Klinikës, Fadil Cana, bëri të ditur se po priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik edhe për tre persona të tjerë që vuajnë nga sëmundje akute të trurit. Të shtatë rastet e konfirmuara janë nga Shkupi, ndërsa vetëm njëri prej pacientëve ka udhëtuar në Greqi. Të prekurit janë mbi 60 vjeç dhe kanë sëmundje kronike. Sipas Canës, përveç dy pacientëve që janë në gjendje kritike, të shtruarit e tjerë janë në gjendje stabile dhe po mjekohen në përputhje me protokollet mjekësore. Klinika u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e shërbimeve kompetente./TV21/