Pikat kryesore
- Gjithsesi, kjo ishte një punë për t’u kryer, dhe kështu ndodhi.
- Ish-trajneri I të kaltërve firmosi kontratë 4-vjeçare deri në 2030, me rrogë bazë 2 milionë euro në sezon, dhe me mundësi për të përfituar në bazë të shpërblimeve sipas klauzolave të përcaktuara.
- Fjalët e tij ishin së pari një ndjesë për largimin që bëri 3 vjet më parë, duke lajmëruar Federatën me e-mail që nga pushimet që po I kryente në ishullin grek, Mikonos.
U duk sikur po mbërrinin në fshehtësi të plotë. Ishte shumë e vështirë për kameramanët dhe gazetarët të ndiqnin ceremoninë e prezantimit të trajnerit të ri të Italisë, Roberto Mançini, ndërsa Federata arriti deri aty sa kërkoi para për të lejuar filmimet në sallën e konferencës. Gjithsesi, kjo ishte një punë për t’u kryer, dhe kështu ndodhi. Ish-trajneri I të kaltërve firmosi kontratë 4-vjeçare deri në 2030, me rrogë bazë 2 milionë euro në sezon, dhe me mundësi për të përfituar në bazë të shpërblimeve sipas klauzolave të përcaktuara. Fjalët e tij ishin së pari një ndjesë për largimin që bëri 3 vjet më parë, duke lajmëruar Federatën me e-mail që nga pushimet që po I kryente në ishullin grek, Mikonos. Po ashtu, krahasimi I braktisjes së Italisë me braktisjen e gruas që dashuron, por gjithsesi deklaroi se tashmë ky ishte një fillim I ri dhe se ai do të synonte ta kthente ekipin e kaltër aty ku I takon. Bashkë me të në Federatë do të punojnë drejtori teknik, Ranieri, që zëvendëson Paolo Maldinin, dhe këshilltari I tij, Zola. Kritikat kanë qenë të ashpra në Apenine për vendimet e presidentit të Federatës së Futbollit, Malago, për të mos marrë si trajner Andrea Pirlon, dhe me nënkuptimin se ai donte që në fillim Mançinin, meqë ishin në raporte shoqërore prej vitesh. Roberto Mançini ishte trajner I Italisë që u kampione e Europës në 2021, ndërsa firmosi kontratë në Arabinë Saudite në 2023, për 3 vjet dhe me rrogë 25 milionë euro në sezon. Të Kaltrit kanë 3 Botërorë radhazi që nuk arrijnë në fazën finale, ndërsa në shtator nisin Ligën e Kombeve, në grup me Belgjikën, Turqinë dhe Francën. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!