LSDM akuzon Mickoskin se i dha Fetait një detyrë të re në vend që t’i kërkonte llogari

LSDM akuzon Mickoskin se i dha Fetait një detyrë të re në vend që t’i kërkonte llogari

Pikat kryesore

  • Sipas LSDM-së, qytetarët paguan shumë për Fetain, ndërkohë që ai nuk bëri asgjë dhe publikonte fotografi nga argëtimi i tij në Tajlandë.
  • Apo bëhet fjalë për një marrëveshje të re koalicioni?”, pyesin nga LSDM.
  • Siç theksojnë nga kjo parti, kjo paraqet fytyrën e vërtetë të Mickoskit: ndërsa flet vazhdimisht për përgjegjësi, zyrtarët e tij veprojnë sipas dëshirës.

Në një kohë kur punëtorët në vend marrin pagat më të ulëta në Evropë dhe qeveria e Mickoskit nuk pranon që pagën minimale ta rrisë në 600 euro, Arben Fetai është emëruar në një pozicion të ri, ndonëse nuk paraqitej në punë, akuzoi sot LSDM. Sipas LSDM-së, qytetarët paguan shumë për Fetain, ndërkohë që ai nuk bëri asgjë dhe publikonte fotografi nga argëtimi i tij në Tajlandë. Partia pretendon se, në vend që të mbajë përgjegjësi për keqpërdorimin e parave të qytetarëve, Fetai u shpërblye nga Mickoski me detyrën e përfaqësuesit special në BE, e cila sjell privilegje të reja të financuara nga qytetarët. “Me çfarë e meritoi Fetai këtë shpërblim nga Mickoski? Apo bëhet fjalë për një marrëveshje të re koalicioni?”, pyesin nga LSDM. Siç theksojnë nga kjo parti, kjo paraqet fytyrën e vërtetë të Mickoskit: ndërsa flet vazhdimisht për përgjegjësi, zyrtarët e tij veprojnë sipas dëshirës.

Lini një Përgjigje