Ballkani shkëlqen ndaj Bohemians, por kualifikimi vendoset në vazhdime

Ballkani shkëlqen ndaj Bohemians, por kualifikimi vendoset në vazhdime

Pikat kryesore

  • Ballkani arriti ta përmbyste humbjen e pësuar në udhëtim, por fitorja 3-2 kundër Bohemians nuk mjaftoi për të përcaktuar skuadrën që do të kalojë më tej, ndaj përballja shkoi në vazhdime.
  • “Xhebrailat” dhuruan një paraqitje fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri”.
  • Megjithatë, rezultati 1-2 i ndeshjes së parë bëri që çështja e kualifikimit të mos mbyllej brenda kohës së rregullt.

Ballkani arriti ta përmbyste humbjen e pësuar në udhëtim, por fitorja 3-2 kundër Bohemians nuk mjaftoi për të përcaktuar skuadrën që do të kalojë më tej, ndaj përballja shkoi në vazhdime. “Xhebrailat” dhuruan një paraqitje fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri”. Megjithatë, rezultati 1-2 i ndeshjes së parë bëri që çështja e kualifikimit të mos mbyllej brenda kohës së rregullt. Ballkani kaloi në avantazh pas vetëm 10 minutash lojë, kur Valentin Serebe gjeti rrugën e rrjetës. Bohemians reagoi në minutën e 20-të, me James-Taylor që u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe riktheu baraspeshën. Në pjesën e dytë, skuadra vendëse u paraqit dukshëm më mirë dhe rimori epërsinë në minutën e 50-të. Giovanni realizoi nga afërsia pas asistimit të Serebe. Serebe pati rol vendimtar edhe në golin e tretë të Ballkanit, duke shërbyer Toni Domgjonin, i cili shënoi një supergol në minutën e 58-të. Në momentin kur dukej se Ballkani po e siguronte kualifikimin, Hickey realizoi nga afërsia në minutën e 88-të dhe riktheu mysafirët në lojë. Për rrjedhojë, u deshën vazhdimet për të përcaktuar nëse kjo përballje do të prodhonte një fitues.

Lini një Përgjigje