Pikat kryesore
- Kryedemokrati Sali Berisha tregoi se si e mori njoftimin për heqjen e sanksionimit nga SHBA.
- Në një intervistë për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Berisha tha se është telefonuar nga e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, VanHorn.
- “ Zyrtarisht më ka njoftuar me telefon e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, znj.
Kryedemokrati Sali Berisha tregoi se si e mori njoftimin për heqjen e sanksionimit nga SHBA. Në një intervistë për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Berisha tha se është telefonuar nga e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, VanHorn. “ Zyrtarisht më ka njoftuar me telefon e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, znj. VanHorn. Më ka thënë se Sekretari Rubio ka vendosur që s’jam në listën e personave të ndaluar. Unë s’kisha sanksion tjetër ”, tha Berisha. Kreu i selisë blu vuri në dukje se e ka menduar një udhëtim drejt Amerikës që sipas tij do të realizohet në momentin më të përshtatshëm. “ Do shkoj patjetër. S’kam aplikuar për vizë se do shkoj në momentin më të përshtatshëm. S’është ky momenti që do shkoj. Do shkoj patjetër. S’kam programuar asnjë takim. Do programoj brenda mundësive takimet. Kam 14-15 vite që s’kam qenë. Pasi u largova i kufizova shumë udhëtimet ”, tha Berisha.