Pikat kryesore
- Një Edi Merks, Fausto Kopi, Xhino Bartali apo Francesko Mozer janë vetëm disa nga emrat e lavdishëm të Xhiros së Italisë, ndërsa një tjetër çiklist arriti të shkruhej aty.
- Ky është Filipo Gana, një italian 29-vjeçar që vendosi një rekord vërtet të veçantë.
- Piemontezi fitoi etapën e kronometrit individual dhe vendosi shpejtësinë prej 54.905 kilometra në orë.
Kjo garë historike ka pasur shumë heronj. Një Edi Merks, Fausto Kopi, Xhino Bartali apo Francesko Mozer janë vetëm disa nga emrat e lavdishëm të Xhiros së Italisë, ndërsa një tjetër çiklist arriti të shkruhej aty. Ky është Filipo Gana, një italian 29-vjeçar që vendosi një rekord vërtet të veçantë. Piemontezi fitoi etapën e kronometrit individual dhe vendosi shpejtësinë prej 54.905 kilometra në orë. Statistikat na thonë se asnjë çiklist nuk ka arritur shpejtësi të tillë në etapat e kronometrit me të paktën 40 kilometra gjatësi në të treja garat e mëdha të këtij sporti, në Turin e Francës, Xhiron e Italisë dhe Vueltën e Spanjës. Jo vetëm kaq, por Gana fitoi kronometrin e shtatë në pjesëmarrjet e tij në Rrethin Çiklistik të Italisë, duke u barazuar me “kanibalin” Edi Merks. Natyrisht, legjenda belge ka shumë triumfe të tjera në Tur apo në Vueltën spanjolle. Vetëm Françesko Mozer ka më shumë se ata, 12. Çiklisti I kaltër I përshkoi 42 kilometrat nga Viarexho në Masa për 45’53”, duke lënë gati dy minuta prapa vendin e dytë që e zuri holandezi Arensman. Jonas Vingegard, që gjithmonë kemi thënë se është favorite për të fituar Xhiron, zhgënjeu edhe këtë herë, duke mos e marrë dot Fanelën Rozë. Atë vazhdon ta mbajë portugezi Alfonso Eulalio, por që tani ka vetëm 27 sekonda më shumë sesa danezi. Duhet pritur 23 maji, pra etapa e parë e vërtetë malore, për të parë ndryshime të rëndësishme në renditje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!