Një shkodran “pushton” Italinë/ Gabriel Kulla shpallet sulmuesi më i mirë i kampionatit…

Një shkodran “pushton” Italinë/ Gabriel Kulla shpallet sulmuesi më i mirë i kampionatit…

Pikat kryesore

  • Gjithsesi, është thuajse e sigurt se e pret një e ardhme e madhe dhe Gabriel Kulla mori edhe vlerësimet e duhura për sezonin e shkëlqyer që zhvilloi.
  • Ylli shqiptar u sulmuesi më I mirë I këtij edicioni të kampionatit italian të Shpresave, ndërsa bëri gjithçka mirë për Sasuolon.
  • Shkodrani shënoi 16 gola e shërbeu 8 asistë në 37 ndeshje, duke treguar se është jo vetëm nuhatës para portës, por edhe tepër I kompletuar.

Është ende i ri, vetëm 18 vjeç. Gjithsesi, është thuajse e sigurt se e pret një e ardhme e madhe dhe Gabriel Kulla mori edhe vlerësimet e duhura për sezonin e shkëlqyer që zhvilloi. Ylli shqiptar u sulmuesi më I mirë I këtij edicioni të kampionatit italian të Shpresave, ndërsa bëri gjithçka mirë për Sasuolon. Shkodrani shënoi 16 gola e shërbeu 8 asistë në 37 ndeshje, duke treguar se është jo vetëm nuhatës para portës, por edhe tepër I kompletuar. Ishte një nga realizuesit më të mirë, duke mbetur vetëm 4 rrjeta prapa Këpucës së Artë të turneut U20. Po ashtu, ishte më I riu ndër 16 shënuesit më të mirë të kampionatit Shpresa për këtë vit. Kulla udhëhoqi disa talente ofensivë kuqezinj që shkëlqyen si Sulejmani I Lacios, Durmishi I Juventusit apo Gorica I Napolit. Ylli I kombëtares shqiptare U19 ndihmoi Sasuolon që të mbijetonte në Serinë A dhe pritet që të shkëlqejë edhe më shumë vitet e ardhshme, ndërsa deklaroi se është I lumtur që u tregua I rëndësishëm për ekipin në një vit kaq të vështirë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Italia arrin suksesin e parë këtë vit në garën e saj çiklistike/ Davide Balerini bën të vetën etapën e gjashtë në “Giro” Italia, Botërori nga… divani/ Asnjë shans që të kaltërit të zëvendësojnë Iranin Italia sposton krizën në Europë/ Bologna pranë eliminimit, Aston Villa e mund 3-1 në Europa League

Lini një Përgjigje