Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Seul të Koresë së Jugut, ku po zhvillon një vizitë zyrtare katër ditore.
- Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njoftoi se ka zhvilluar takime me disa nga kolosët e industrisë koreano-jugore, si LG Group, KIA Coorporation dhe LOTTE GROUP.
- Më herët, Rama u prit nga kryeministri i Koresë së Jugut, Kim Min Seok.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Seul të Koresë së Jugut, ku po zhvillon një vizitë zyrtare katër ditore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njoftoi se ka zhvilluar takime me disa nga kolosët e industrisë koreano-jugore, si LG Group, KIA Coorporation dhe LOTTE GROUP. Më herët, Rama u prit nga kryeministri i Koresë së Jugut, Kim Min Seok. Në takimin mes homologësh, u diskutuan mënyrat për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve. Kim tha se mezi pret të zgjerojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë, duke vënë në dukje se ka emëruar atë që njihet si “ministri i parë i inteligjencës artificiale (IA)” në botë dhe Koreja gjithashtu i kushton rëndësi IA-së dhe teknologjive të nivelit të lartë. Rama nga ana e tij tha se Koreja është një burim frymëzimi për Shqipërinë në aspektin e zhvillimit kombëtar dhe të dy vendet kanë shumë ngjashmëri në atë që kanë kapërcyer vështirësitë dhe kanë arritur zhvillim ekonomik dhe demokraci, edhe pse janë shumë larg gjeografikisht./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rama për të përditshmen estoneze: Evropa s’po kalon ditët më të mira. Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje Rama në Seul: Bashkëpunim me Korenë/ Kryeministri: Thellim i marrëdhenieve në teknologji, tregti dhe investime Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme po shijojnë historinë, kulturën dhe mikpritjen e qytetit