Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO zbut dënimin për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO zbut dënimin për Alqi Bllakon

Pikat kryesore

  • Shkalla e dytë e gjyqësorit ka të pafajshëm Bllakon për një nga episodet e akuzës për korrupsion, konkretisht për përfitimin e shumës rreth 7 milionë lekëve në formë page nga Vladimir Bezhani.
  • Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi dënimin për episodin tjetër, që lidhet me përfitimin e parregullt në vlerën 119 mijë euro, të dyshuara si të marra nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
  • Si rezultat, gjykata ka ulur dënimin nga 4 vite burg (me gjykim të shkurtuar) në 2.8 vite, dhe më pas në 2 vite burg pas aplikimit të uljeve ligjore.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të zbusë dënimin për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, në kuadër të çështjes së inceneratorit të Tiranës. Shkalla e dytë e gjyqësorit ka të pafajshëm Bllakon për një nga episodet e akuzës për korrupsion, konkretisht për përfitimin e shumës rreth 7 milionë lekëve në formë page nga Vladimir Bezhani. Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi dënimin për episodin tjetër, që lidhet me përfitimin e parregullt në vlerën 119 mijë euro, të dyshuara si të marra nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Si rezultat, gjykata ka ulur dënimin nga 4 vite burg (me gjykim të shkurtuar) në 2.8 vite, dhe më pas në 2 vite burg pas aplikimit të uljeve ligjore. Sipas vendimit, Bllako ka vuajtur tashmë pjesën më të madhe të dënimit në burg, ndërsa pjesa e mbetur do të kryhet me masën e shërbimit të provës.

Lini një Përgjigje