/ Deputeti i PS, Tërmet Peçi paraqitet në ambientet e SPAK

/ Deputeti i PS, Tërmet Peçi paraqitet në ambientet e SPAK

Pikat kryesore

  • Këtë të mërkurë, deputeti socialist dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur në institucionin e Prokurorisë së Posaçme.
  • Me një çantë në dorë ai është shfaqur para godinës, duke komunikuar me punonjësit në hyrje që e kanë orientuar më tej për veprimet e rastit dhe ka hyrë brenda ambienteve të SPAK.
  • Kjo nuk është hera e parë që Peçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Këtë të mërkurë, deputeti socialist dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur në institucionin e Prokurorisë së Posaçme. Me një çantë në dorë ai është shfaqur para godinës, duke komunikuar me punonjësit në hyrje që e kanë orientuar më tej për veprimet e rastit dhe ka hyrë brenda ambienteve të SPAK. Kjo nuk është hera e parë që Peçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Nuk ka ende informacione për arsyen e thirrjes së deputetit në organin e lartë të akuzës, por kohët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave nga opozita për shpërdorim detyre.

Lini një Përgjigje