PSG rikonfirmohet në majë të Europës/ Shuan ëndrrën e Arsenal në finalen dramatike të…

PSG rikonfirmohet në majë të Europës/ Shuan ëndrrën e Arsenal në finalen dramatike të…

Pikat kryesore

  • BUDAPEST- Paris Saint-Germain është kampione e UEFA Champions League pas një finaleje të jashtëzakonshme ndaj Arsenal, e cila u vendos vetëm pas serisë së penalltive në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.
  • Koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rezultatin 1-1, duke detyruar finalen të shkonte në “lotarinë” e penalltive.
  • Në një seri dramatike nga pika e bardhë, PSG u tregua më i saktë dhe fitoi 4-3, duke siguruar trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë.

BUDAPEST- Paris Saint-Germain është kampione e UEFA Champions League pas një finaleje të jashtëzakonshme ndaj Arsenal, e cila u vendos vetëm pas serisë së penalltive në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest. Koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rezultatin 1-1, duke detyruar finalen të shkonte në “lotarinë” e penalltive. Në një seri dramatike nga pika e bardhë, PSG u tregua më i saktë dhe fitoi 4-3, duke siguruar trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë. Arsenal kaloi i pari në avantazh me golin e Kai Havertz, ndërsa PSG barazoi në pjesën e dytë me penalltinë e Ousmane Dembele. Në fund, saktësia nga pika e bardhë i dha PSG titullin e Champions League, në një finale që do të mbahet mend gjatë. Finalja dhuroi spektakël të padiskutueshëm mes dy skuadrave që kanë dominuar sezonin evropian, por fati në fund i buzëqeshi PSG, e cila ishte më e saktë nga pika e bardhë e penalltive. Kështu, francezët arritën të fitojnë Ligën e Kampionëve dy herë radhazi, duke u rikonfirmuar në tempullin e futbollit europian, në rang klubesh /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Arsenal ngre trofeun/ “Topçinjtë” festojnë zyrtarisht titullin kampion në Premier League Arsenal, kampion i Anglisë/ Londinezët fituan titullin pasi Manchester City u ndal në barazim Arsenal “prek “titullin”/ Burnley mundet 1-0 nga londinezët, vendi i dytë 5 pikë larg

Lini një Përgjigje