Të vendosur të luftojmë korrupsionin”/ Rama: Shqipëria ka nevojë për PS! Vetëm hedhin…

Të vendosur të luftojmë korrupsionin”/ Rama: Shqipëria ka nevojë për PS! Vetëm hedhin…

Pikat kryesore

  • “Jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin dhe të marrim përsipër edhe koston duke ia lënë shpatën njerëzve të drejtësisë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama.
  • Gjatë takimit në Lezhë, në kuadër të 35-vjeçarit të PS, Rama tha se Shqipëria ka nevojë për PS.
  • “Ne nuk jemi të rënë nga qielli, por kur vjen puna tek pamja e madhe është një pamje që flet vetë për ne.

“Jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin dhe të marrim përsipër edhe koston duke ia lënë shpatën njerëzve të drejtësisë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama. Gjatë takimit në Lezhë, në kuadër të 35-vjeçarit të PS, Rama tha se Shqipëria ka nevojë për PS. “Ne nuk jemi të rënë nga qielli, por kur vjen puna tek pamja e madhe është një pamje që flet vetë për ne. Flet vetë raporti me shoqërinë apo me votën. Është PS sot që ia ka ngritur kokën çdo shqiptari. E ka bërë Shqipërinë nga delen e zezë në një vend që është më afër se kurrë të një ëndrre historike. Ndjehuni krenarë për këtë parti e familje të madhe”, tha Rama. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe te kritikat dhe sulmet personale ndaj tij dhe familjes, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe jonjerëzore. “Nuk kanë lënë gjë pa thënë për familjen time për njerëzit e mi, për të vdekurit në familjen time dhe kurrë nuk do dëgjoni. Sepse kjo nuk është njerëzore dhe ky është njerzillëku që ndan PS nga të tjerët”, u shpreh ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Angazhohemi me çdo kosto për drejtësinë”/ Rama: Ne po e bëjmë demokracinë që të funksionojë “PS në opozitë, mbijetoi në errësirë”/ Rama: E vetmja forcë europianizuese e vendit, e prirur për të ndërtuar “Dibra nxori nga kutia e votimit fitoren më të madhe të PS/ Rama: Rruga e Arbrit, një sukses

Lini një Përgjigje