Pikat kryesore
- Prokuroria ka kërkuar dënime për disa nga të pandehurit, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet janë ulur me një të tretën.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, e cila lidhet me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin SKY ECC dhe hetimet për veprimtari kriminale të organizuar, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Prokuroria ka kërkuar dënime për disa nga të pandehurit, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet janë ulur me një të tretën. Astrit Avdyli: 15 vite burg, zbret në 10 vite Emiljano Shullazi: 15 vite burg, zbret në 10 vite Naim Stafuka: 9 vite, zbret në 6 vite Blerim Abazi: 10 vite, zbret në 6.8 vite Besian Xhixha: 10 vite, zbret në 6.8 vite Enver Diva: 10 vite, zbret në 6.8 vite Robert Laçi: 10 vite, zbret në 6.8 vite Gjergj Cukali: 10.6 vite, zbret në 7 vite Viktor Imeraj: 10 vite, zbret në 6.8 vite Satilno Basho:10 vite, zbret në 6.8 Miri Bruli: 9 vite zbret, në 6 vite Xhelal Rraja: 9 vite burg, zbret në 6 vite Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Vëzhguan çiftin Mujeci para atentatit! Policia gjen të braktisur “Audi-n A4”: Kishte mjete identifikimi VIDEO/ Zjarr në ullishtet e Panajasë në Vlorë, ndërhyjnë zjarrfikëset “Konflikti në Iran, rrezik për ekonominë”, Banka Botërore: Lufta mund të ngadalësojë rritjen ekonomike