Konflikti në Iran, rrezik për ekonominë”, Banka Botërore: Lufta mund të ngadalësojë…

Konflikti në Iran, rrezik për ekonominë”, Banka Botërore: Lufta mund të ngadalësojë…

Pikat kryesore

  • Banka Botërore ka vlerësuar e uljen e nivelit të papunësisë dhe të borxhit public ndërsa cilëson si një sfidë gjetjen e krahut të kualifikuar të punës.
  • Megjithatë, rritja e punësimit dhe rritja e pagave duhet të ndihmojnë në uljen e varfërisë në 19.4 për qind deri në vitin 2028,” thuhet ne raport.
  • SIPAS Bankës Botërore edhe rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e ngadaltë e ndikuar nga efektet zinxhir të konfliktit në Lindjen e Mesme, inflacioni dhe pasiguritë në rritje.

Pavarësisht efekteve si pasojë e konfliktit në Lindjen e mesme ekonomia shqiptare parashikohet që të vijojë të ketë një ecuri optimiste.Banka Botërore ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare e cila parashikohet të rritet me 3.4% përgjatë këtij viti e nxitur kryesisht nga turizmi.Por pavarësisht kësaj konflikti në Lindjen e mesme mbetet një rrezik serioz për ngadalësim të rritjes së ekonomisë dhe në këtë drejtim kërkohet ndërmarrja e reformave. Ekonomia e Shqipërisë vijon të tregojë qëndrueshmëri, por ruajtja e këtij momenti kërkon reforma të guximshme strukturore.Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet, sepse çmimet më të larta të energjisë dhe ndërprerjet e tregtisë të lidhura me situatën në Lindjen e Mesme po ndikojnë negativisht në fuqinë blerëse. përshpejtimi i reformave drejt anëtarësimit në BE, më shumë investime në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturën digjitale, si dhe mobilizimi i kapitalit privat do të nxisë investimet, krijojë vende pune dhe përshpejtojë konvergjencën me BE-në,” vlereson Banka Boterore. Banka Botërore ka vlerësuar e uljen e nivelit të papunësisë dhe të borxhit public ndërsa cilëson si një sfidë gjetjen e krahut të kualifikuar të punës. Ekonomia e Shqipërisë u rrit, e mbështetur nga sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit, veçanërisht turizmi.Inflacioni mbeti nën objektivin e Bankës së Shqipërisë.Borxhi publik vijoi rënien, duke zbritur në 53.2 për qind të PBB-së në fund të vitit 2025.Bilanci i llogarisë korrente u përmirësua, i mbështetur nga eksportet e shërbimeve të nxitura nga turizmi. Megjithatë, rritja e punësimit dhe rritja e pagave duhet të ndihmojnë në uljen e varfërisë në 19.4 për qind deri në vitin 2028,” thuhet ne raport. SIPAS Bankës Botërore edhe rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e ngadaltë e ndikuar nga efektet zinxhir të konfliktit në Lindjen e Mesme, inflacioni dhe pasiguritë në rritje. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Askush nuk ka tifozë si River/ Skuadra argjentinase ka 105 ndeshje radhazi me stadiumin plot Nga Emiljano Shullazi te Naim Stafuka e Astrit Avdyli/ SPAK jep pretencën për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”! Money Report me Genta Dobra, (29/04/2026)

Lini një Përgjigje