Pikat kryesore
- Projektligji ka për qëllim t’u ofrojë qytetarëve edhe një herë mundësinë për tëkryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në një afat të kufizuar, nga data 1 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026.
- Në vend janë realizuar deri më tani 3 nisma rivlerësimesh të cilat kanë pasur nivele më të ulëta tatimore.
- Amnisti për rivlerësimin e pasurive/ Qeveria çon në Kuvend projektligjin, rivlerësim me 3 përqind deri në qershor 2025 Qytetarët intres të lartë për rivlerësimin e banesave, zbatimi ende peng i një udhëzimi
Rivlerësimi me çmimet e përafërta me tregun është një mekanizëm, që ndihmon në uljen e informalitetit në transaksionet e pasurive të paluajtshme, duke e bërë të vështirë deklarimin fiktiv të vlerave më të ulëta gjatë shitblerjeve, një problem i vazhdueshëm në praktike. Projektligji ka për qëllim t’u ofrojë qytetarëve edhe një herë mundësinë për tëkryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në një afat të kufizuar, nga data 1 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026. Zgjedhja e këtij afati është bërë duke pasur parasysh balancën midis kohës së mjaftueshme, për informimin dhe përgatitjen e qytetarëve, dhe nevojës për të ruajtur karakterin e përkohshëm të masës, në mënyrë që të mos deformohet funksioni normal i tregut. Ky projektligj do të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin, i cili propozohet të jetë në normën 5%, pa pasur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese. Në vend janë realizuar deri më tani 3 nisma rivlerësimesh të cilat kanë pasur nivele më të ulëta tatimore. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Amnisti për rivlerësimin e pasurive/ Qeveria çon në Kuvend projektligjin, rivlerësim me 3 përqind deri në qershor 2025 Qytetarët intres të lartë për rivlerësimin e banesave, zbatimi ende peng i një udhëzimi