Gjykata shfuqizon përjashtimet e deputetëve të PD, reagon Bardhi

Gjykata shfuqizon përjashtimet e deputetëve të PD, reagon Bardhi

Pikat kryesore

  • Avokati i PD-së Marash Logu bën të ditur në rrjetet sociale se ky është rasti i dytë që Gjykata vendos shfuqizimin e masave të tilla ndaj deputetëve të opozitës, pas vendimit nr.
  • 4011 (4089), datë 06.11.2024, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke i konsideruar ato në kundërshtim flagrant me ligjin.
  • Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili i cilëson masat si përjashtime arbitrare, vendime të paligjshme dhe “heqje të padrejtë të fjalës në Parlament”.

Gjykata ka vendosur shfuqizimin e masave disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare” për një periudhë 30-ditore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka. Masat disiplinore lidhen me seancën plenare të datës 18 dhjetor 2025, ndërsa vendimet për përjashtimin ishin marrë më 23 dhjetor 2025 nga Sekretariati për Etikën dhe ishin lënë në fuqi më 20 janar 2026 nga Byroja e Kuvendit. Avokati i PD-së Marash Logu bën të ditur në rrjetet sociale se ky është rasti i dytë që Gjykata vendos shfuqizimin e masave të tilla ndaj deputetëve të opozitës, pas vendimit nr. 4011 (4089), datë 06.11.2024, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke i konsideruar ato në kundërshtim flagrant me ligjin. Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili i cilëson masat si përjashtime arbitrare, vendime të paligjshme dhe “heqje të padrejtë të fjalës në Parlament”. “Maxhoranca është kapur sërish në flagrancë nga drejtësia duke ushtruar me urrejtje pushtetin kundër opozitës”- shprehet Bardhi. Sipas tij, vendimi i Gjykatës përbën një sinjal alarmi për gjendjen e shtetit ligjor në vend, duke shtuar se në Shqipëri nuk sundon ligji, por, sipas tij, “Partia-Shtet” e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Bardhi thekson se opozita do të vijojë rezistencën në Parlament dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë për “një qeverisje me integritet, që jep llogari dhe nuk vjedh qytetarët”.

Lini një Përgjigje