Pikat kryesore
- Ka disa gabime foshnjore për të cilat duhet të jemi tolerantë nëse burojnë nga padija apo nga mungesa e përvojës në politikë lidhur me neoprotestuesen Marjana.
- Siç e theksova, largimi i saj prej grupit të deputetëve socialistë është një sukses i protestës dhe ndoshta i vetmi bilanc konkret politik deri tani.
- Nuk është ndonjë sukses i Marjanës, pasi Marjana mund të ketë pasur dhe arsye të tjera për të ikur, por ka shfrytëzuar protestën.
Ka disa gabime foshnjore për të cilat duhet të jemi tolerantë nëse burojnë nga padija apo nga mungesa e përvojës në politikë lidhur me neoprotestuesen Marjana. Siç e theksova, largimi i saj prej grupit të deputetëve socialistë është një sukses i protestës dhe ndoshta i vetmi bilanc konkret politik deri tani. Nuk është ndonjë sukses i Marjanës, pasi Marjana mund të ketë pasur dhe arsye të tjera për të ikur, por ka shfrytëzuar protestën. Gjetja e protestës si shkak është një gjetje politike për ta kapitalizuar sa më shumë politikisht gjestin e saj dhe këtu ka një meritë. Por, pas kësaj nuk është aq e lehtë ta mbash peshën e protestës në shpinë, pa e mbajtur atë. Dhe Marjana duket se e mbylli mirë si deputete socialiste, por po e nis keq si protestuese. Ajo ka postuar sot një mesazh në rrjetet sociale ku lë të kuptohet se ajo është kërcënuar nga “bajrat”, por këtë nuk e thotë. Ajo flet për kërcënimin dhe se nëse ata i prekin familjen, ajo “do t’i shkatërrojë”. Nuk e citon tamam nenin e Kanunit në bazë të të cilit i buron fuqia, por e presupozon se të gjithë duhet ta dinë Kanunin dhe gegnishten. Tani, nëse ajo është kërcënuar, duhet të shkojë të bëjë denoncim ligjor dhe të dalë para mediave dhe të deklarojë publikisht çfarë i ka ndodhur. Një politikan komunikon fillimisht me organet e rendit dhe pastaj me publikun për ngjarje të tilla të supozuara shumë të rënda. Pas kësaj duhet të fitojë mbështetjen e publikut dhe drejtësisë.