Pikat kryesore
- Studiuesit, të financuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA), arritën në këtë përfundim pasi analizuan skanime të trurit dhe imazhe satelitore të ndriçimit gjatë natës në zonat ku jetonin pjesëmarrësit në studim.
- Në kërkimin e tyre u përfshinë 466 të rritur me një moshë mesatare prej 55 vjeç, të cilët kishin kryer skanime PET/CT në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, në Boston, gjatë viteve 2005–2008.
- Duke kombinuar këto skanime, studiuesit matën aktivitetin e stresit në tru dhe inflamacionin e arterieve në një proces të vetëm.
Studiuesit, të financuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA), arritën në këtë përfundim pasi analizuan skanime të trurit dhe imazhe satelitore të ndriçimit gjatë natës në zonat ku jetonin pjesëmarrësit në studim. Në kërkimin e tyre u përfshinë 466 të rritur me një moshë mesatare prej 55 vjeç, të cilët kishin kryer skanime PET/CT në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, në Boston, gjatë viteve 2005–2008. Duke kombinuar këto skanime, studiuesit matën aktivitetin e stresit në tru dhe inflamacionin e arterieve në një proces të vetëm. Rezultatet e secilit person u krahasuan me sasinë e ndriçimit artificial të natës përreth banesës së tyre, të matur me të dhënat e Atlasit Botëror të Ri të Ndriçimit të Qiellit (2016), që përjashton burime natyrore si dritën e hënës apo yjeve. Sipas studiuesve, personat që ishin të ekspozuar ndaj niveles më të larta të ndriçimit artificial gjatë natës kishin aktivitet më të lartë të stresit në tru, inflamacion më të madh të enëve të gjakut, dhe rrjedhimisht rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës. Një rritje e lehtë e ekspozimit ndaj dritës u lidh me një rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës me 35% gjatë 5 viteve dhe 22% gjatë 10 viteve. Autori kryesor i studimit, Dr. Edhe rritjet e vogla në ndriçim gjatë natës shoqëroheshin me stres më të lartë të trurit dhe arterieve.” Sipas tij, kur truri percepton stres, aktivizon sinjale që nxisin reagimin imunitar dhe inflamacionin e enëve të gjakut. Me kalimin e kohës, ky proces ngurtëson arteriet dhe rrit rrezikun për infarkt apo goditje në tru. Efekti i ndriçimit artificial ishte edhe më i fortë te pjesëmarrësit që jetonin në zona me zhurmë të lartë trafiku apo stres mjedisor e social shtesë. Dr. Abohashem sugjeroi që qytetet të reduktojnë ndriçimin e panevojshëm publik, të përdorin dritat me sensorë lëvizjeje dhe të nxisin ndërgjegjësimin për “higjienën e dritës”. Ne shpresojmë që mjekët dhe politikëbërësit ta marrin seriozisht ekspozimin ndaj dritës gjatë natës kur zhvillojnë strategjitë parandaluese.” Ai shtoi gjithashtu se individët mund të limitojnë dritën brenda në shtëpi, të mbajnë dhomat e gjumit të errëta, dhe të shmangin përdorimin e ekraneve (si telefonat apo televizorët) para gjumit. Autorët theksojnë se ky ishte një studim vëzhgues, i bazuar në të dhëna të mbledhura më parë, dhe nuk mund të provojë drejtpërdrejt shkakun dhe pasojën. Për më tepër, pjesëmarrësit ishin kryesisht të bardhë (rreth 90%) dhe të ndjekur nga i njëjti spital, gjë që kufizon vlefshmërinë për popullata më të gjera. Rezultatet e plota të studimit do të prezantohen këtë javë në konferencën shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës, në New Orleans. Ndotja e dritës, një rrezik i nënvlerësuar Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët lidhin ndotjen e dritës me probleme serioze shëndetësore. Studime të mëparshme kanë treguar se ndriçimi gjatë natës mund të rrisë ritmin e zemrës edhe gjatë gjumit, ndërsa ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës mund të çrregullojë ritmet natyrore biologjike (circadiane), duke ndikuar në funksionet hormonale dhe imunitare të trupit. Këto çrregullime janë lidhur me rrezik më të lartë për sëmundje të arterieve koronare, infarkt, insuficiencë kardiake, aritmi dhe goditje në tru. Mjekët theksojnë se parandalimi mbetet arma më e mirë kundër sëmundjeve të zemrës. të kufizohet ekspozimi ndaj dritës gjatë natës, të shmanget përdorimi i telefonit apo televizorit para gjumit, të zëvendësohen ushqimet e yndyrshme me fruta, perime dhe drithëra, të rritet aktiviteti fizik ditor. Në errësirë fle zemra e qetë. /GazetaExpress/ Shkencëtarët zbulojnë numrin ideal të hapave në ditë që mund të ngadalësojë sëmundjen e Alzheimerit Ndriçimi gjatë natës lidhet me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës – madje edhe nga përdorimi i telefonit para gjumit Humbja e nuhatjes mund të paralajmërojë rrezikun nga sëmundjet e rënda të zemrës Kujdes nga tri llojë të çokollatave Milka pasi që përmbajnë një alergjen të rrezikshëm Pilula kontraceptive e përdorur nga miliona gra lidhet me rrezik më të lartë të kancerit të gjirit 7 bimë shtëpiake që përmirësojnë shëndetin dhe pastrimin e ajrit — mund të parandalojnë mykun e rrezikshëm