Efekti Kardashian: Flokët e drejtë dhe me shkëlqim ju bëjnë të dukeni më të reja, më…

Efekti Kardashian: Flokët e drejtë dhe me shkëlqim ju bëjnë të dukeni më të reja, më…

Pikat kryesore

  • Një studim i ri ka zbuluar se gratë me flokë të drejtë, të lëmuar dhe me shkëlqim perceptohen si më të reja, më të shëndetshme dhe më tërheqëse.
  • Kjo mund të shpjegojë pse yje si Kim Kardashian, Jennifer Aniston apo Claudia Winkleman kanë mbetur besnike ndaj një modeli flokësh të drejtë e të rregullt për vite me radhë.
  • Në pothuajse të gjitha rastet, flokët e drejtë dhe me shkëlqim të lartë u vlerësuan si më tërheqës dhe rinorë nga pjesëmarrësit.

string(114) “efekti-kardashian-floket-e-drejte-dhe-me-shkelqim-ju-bejne-te-dukeni-me-te-reja-me-terheqese-dhe-me-te-shendetshme” Efekti Kardashian: Flokët e drejtë dhe me shkëlqim ju bëjnë të dukeni më të reja, më tërheqëse dhe më të shëndetshme Zonja, ndoshta është koha të nxirrni piastrën! Një studim i ri ka zbuluar se gratë me flokë të drejtë, të lëmuar dhe me shkëlqim perceptohen si më të reja, më të shëndetshme dhe më tërheqëse. Kjo mund të shpjegojë pse yje si Kim Kardashian, Jennifer Aniston apo Claudia Winkleman kanë mbetur besnike ndaj një modeli flokësh të drejtë e të rregullt për vite me radhë. Në pothuajse të gjitha rastet, flokët e drejtë dhe me shkëlqim të lartë u vlerësuan si më tërheqës dhe rinorë nga pjesëmarrësit. Edhe perceptimi i shëndetit lidhej drejtpërdrejt me shkëlqimin e flokut. Në eksperimentin e parë, një grup prej 1,500 grave nga SHBA, Gjermania dhe Spanja vlerësuan 20 imazhe të ndryshme të parukeve. Në çdo palë, njëra kishte shkëlqim të lartë (pas larjes me shampo pastruese dhe drejtimit me nxehtësi), ndërsa tjetra ishte qëllimisht më e zbehtë e matë (me shampo të thatë). Rezultatet ishin të qarta: flokët e ndritshëm, të drejtë dhe me volum të ulët u konsideruan më tërheqës, pavarësisht ngjyrës. Për të krijuar efektin “high-shine”, studiuesit përdorën shampo pastruese, tharje me furçë dhe drejtim me piaster, duke prodhuar flokë të lëmuar, të rregullt dhe me pak volum. Megjithatë, autorët paralajmërojnë se studimi përfshiu vetëm flokë të tipit evropian, dhe nevojiten kërkime të tjera për të kuptuar nëse shkëlqimi dhe drejtësia kanë të njëjtin ndikim edhe tek flokët e grupeve të tjera etnike. Ngjyra dhe forma: çfarë ndikon më shumë? Por, nga ana tjetër, disa kërkime kanë treguar se gratë bionde vlerësohen si më pak tërheqëse fizikisht, por më të hapura dhe më flirtuese, krahasuar me ato me flokë kafe. Në çdo rast, stili, shkëlqimi dhe kujdesi personal duket se peshojnë më shumë sesa vetë ngjyra. Ky studim tregon se flokët e drejtë, të kujdesur dhe me shkëlqim janë një sinjal universal i shëndetit dhe vitalitetit. /GazetaExpress/ Efekti Kardashian: Flokët e drejtë dhe me shkëlqim ju bëjnë të dukeni më të reja, më tërheqëse dhe më të shëndetshme Obeziteti rrit ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e sëmundjes së pashërueshme të veshëve – zhurmës kronike (tinitus) Shkencëtarët zbulojnë numrin ideal të hapave në ditë që mund të ngadalësojë sëmundjen e Alzheimerit Ndriçimi gjatë natës lidhet me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës – madje edhe nga përdorimi i telefonit para gjumit Humbja e nuhatjes mund të paralajmërojë rrezikun nga sëmundjet e rënda të zemrës Kujdes nga tri llojë të çokollatave Milka pasi që përmbajnë një alergjen të rrezikshëm

Lini një Përgjigje