Pikat kryesore
- Meksikë-Afrikë e Jugut, pjesa e parë Meksikë-Afrikë e Jugut, pjesa e dytë 67’- GOOOOOOL MEKSIKA 2-0!
- Pas një krosimi nga e djathta, sulmuesi gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në rrjetë.
- Sithole lë kombëtaren e tij me 10 lojtarë, pasi ndali Gutierrez jashtë zonë në mënyrë të parregullt si futbollisti i fundit.
Meksikë-Afrikë e Jugut, pjesa e parë Meksikë-Afrikë e Jugut, pjesa e dytë 67’- GOOOOOOL MEKSIKA 2-0! Raul Jimenez shënon edhe të dytin. Pas një krosimi nga e djathta, sulmuesi gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në rrjetë. 56’- Zëvendësim tek Afrika e Jugut. Largohet Foster dhe vendin e tij e merr Mbatha. 52’- Tenton Gallardo me të majtën, por pa sukses. Gjuajtja ndalet nga muri mbrojtës i Afrikës së Jugut. 49’- Karton i kuq për Afrikën e Jugut. Sithole lë kombëtaren e tij me 10 lojtarë, pasi ndali Gutierrez jashtë zonë në mënyrë të parregullt si futbollisti i fundit. Mbyllet pjesa e parë. 45+3’- Çfarë rasti për Meksikën! Gutierrez djeg një shans të artë për të dyfishuar. Tentativa e tij shkon jashtë. Akordohen 4 minuta shtesë. 43’- Quinones i pafat këtë herë. Sulmuesi sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga shtylla. 42’- Williams mban në lojë Afrikën e Jugut. Jimenez i afrohet golit të dytë për Meksikën, por portieri bën pritje vendimtare. 35’- Tjetër rast i mirë për Meksikën. Gallardo provon nga e majta, por e ndal portieri Williams. 30’- Mundësi e mirë për Meksikën. Gutierrez tenton me një gjuajtje në hyrje të zonës, por ndalet nga mbrojtësit. 27’- Rifillon sfida. Afrika e Jugut hidhet në sulm në kërkim të barazimit. 25′- Pak pushim për lojtarët, për shkak të temperaturave të larta. 23’- Brian Gutierrez i Meksikës ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në afërsi të zonës. Goli i Julian Quinones është goli më i shpejtë i shënuar në një turne të Kupës së Botës që nga viti 2006, kur Philipp Lahm shënoi për Gjermaninë kundër Kosta Rikës pas gjashtë minutash. 17’- Vjen kartoni i parë i verdhë. Mokoena ndëshkohet për një ndërhyrje të gabuar ndaj Gutierrez. 17’- Vjen kartoni i parë i verdhë. Mokoena ndëshkohet për një ndërhyrje të gabuar ndaj Gutierrez. 17’- Vjen kartoni i parë i verdhë. Mokoena ndëshkohet për një ndërhyrje të gabuar ndaj Gutierrez. 14’- Tenton sërish Jimenez, këtë herë me kokë. Megjithatë topi nuk ka forcën e duhur dhe nuk ka rrezik. 9’- GOOOOOL MEKSIKA 1-0! Vjen goli i parë i Botërorit, Meksika kalon në avantazh. Quinones përfiton nga një gafë në mbrojtjen e afrikanëve dhe zhbllokon takimin. 5’- Rreziku i parë nga Meksika. Jimenez i afrohet golit por ndalet nga një pritje spektakolare e Williams. 3’- Ndërhyrje e ashpër nga Aubrey Modiba, gjyqtari jep faull, por e kalon pa asnjë ndëshkim. 0′- Shkelmohet topi i parë. Nis zyrtarisht Botërori.