Pikat kryesore
- Gjatë periudhës festive, sistemi shëndetësor parësor në të gjithë Shqipërinë vijon punën pa ndërprerje për të garantuar kujdes të menjëhershëm dhe cilësor për çdo qytetar.
Gjatë periudhës festive, sistemi shëndetësor parësor në të gjithë Shqipërinë vijon punën pa ndërprerje për të garantuar kujdes të menjëhershëm dhe cilësor për çdo qytetar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala zhvilloi një takim me stafin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) për koordinimin dhe masat e nevojshme për vijimin e shërbimit dhe kujdes të shtuar gjatë sezonit të festave. Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor administron dhe koordinon një rrjet të gjerë kombëtar, me 4 drejtori rajonale, 36 njësi vendore, spitale rajonale, bashkiake dhe ditore, si dhe 362 qendra shëndetësore, duke qenë një shtyllë kyçe e funksionimit të sistemit shëndetësor.