Cërrik, aksident i rëndë në vijat e bardha, e moshuara përfundon në spital

Cërrik, aksident i rëndë në vijat e bardha, e moshuara përfundon në spital

Pikat kryesore

  • Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes, duke përplasur të moshuarën dhe duke i shkaktuar plagë të rënda.
  • Menjëherë pas aksidentit, autoambulanca dhe shërbimet e policisë, të njoftuara nga dëshmitarë të ngjarjes, kanë mbërritur në vendngjarje.
  • E moshuara është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Cërrik, aksident i rëndë në vijat e bardha, e moshuara përfundon në spital Një aksident rrugor është regjistruar këtë të Dielë rreth orës 14:05 në aksin rrugor Cërrik-Belsh , ku një autoveturë e drejtuar nga një grua ka përplasur një grua të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha nga njëra anë në tjetrën. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes, duke përplasur të moshuarën dhe duke i shkaktuar plagë të rënda. Si pasojë e goditjes, e dëmtuara ka humbur edhe ndjenjat. Menjëherë pas aksidentit, autoambulanca dhe shërbimet e policisë, të njoftuara nga dëshmitarë të ngjarjes, kanë mbërritur në vendngjarje. E moshuara është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Automjeti i përfshirë në aksident, me targë AB 390 IO, është identifikuar si shkaktar i ngjarjes. loading…

Lini një Përgjigje