Ministri grek, konferencë me Spiropalin: Shqipëria, progres për në BE. Të drejtat e…

Ministri grek, konferencë me Spiropalin: Shqipëria, progres për në BE. Të drejtat e…

Pikat kryesore

  • Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur në Athinë për një vizitë dy ditore.
  • Në konferencën e përbashkët për shtyp, Gerapetritis deklaroi se Shqipëria ka arritur progres në rrugën e saj për anëtarësim në BE.
  • Gerapetritis shtoi se respektimi i të drejtave të minoritet grek në Shqipëri, është përparësi për qeverinë e Greqisë.

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur në Athinë për një vizitë dy ditore. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Gerapetritis deklaroi se Shqipëria ka arritur progres në rrugën e saj për anëtarësim në BE. Gerapetritis shtoi se respektimi i të drejtave të minoritet grek në Shqipëri, është përparësi për qeverinë e Greqisë. “Minoriteti grek është hallka e pandashme lidhëse mes dy popujve. Kontributi i emigrantëve shqiptarë, kanë treguar shkallë të lakmueshme integrimi në shoqërinë helene. Diskutuam zgjerimin, është nevoja gjeopolitike e BE. Greqia ka qenë pararojë e idesë së Ballkanit Perëndimor në BE. NE mbetemi forcë nxitëse në këtë drejtim. Në kuadër të presidencës së BE, të ndihmojmë duke ndërmarrë nisma. Greqia qëndron konseguente në pozicionimin e saj drejt futjes së BP në BE, në bazë të performancave dhe reformave të kryera. Ne përshëndesim progresin e Shqipërisë, që çoi në hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Pra, vlerësojmë kujdesin e veçantë për respektimin e të drejtave të minoritetit grek, që përbëjnë përparësi për ne, Ekzistojnë mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit cilësor dhe sasior.”, theksoi ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Spiropali kërkon heqjen e ligjit të luftës: Të shohim me sytë nga e ardhmja Spiropali konferencë me homologun grek: Greqia mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE Mali i Zi mbyll edhe pesë kapituj në negociatat me Bashkimin Evropian

Lini një Përgjigje