Berisha kthehet në janar/ Lojtari kuqezi ka pësuar dëmtim më të lehtë se mendohej

Berisha kthehet në janar/ Lojtari kuqezi ka pësuar dëmtim më të lehtë se mendohej

Pikat kryesore

  • Medon Berisha ka qenë padyshim ndër më të mirët tek Leçe, dhe një nga mesfushorët më të vlerësuar në Serinë A, por ndonjëherë futbolli është mizor.
  • Futbollisti i kombëtares shqiptare pësoi dëmtim në ndeshjen që skuadra e tij, Leçe, e fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Pizës në Serinë A, ndonëse lëndimi është më I lehtë sesa u mendua fillimisht.
  • Mediat puljeze raportojnë për tërheqje, dhe jo për këputje muskulore, diçka që e bën më të shpejtë riaftësimin.

Formën e ka pasur të shkëlqyer. Medon Berisha ka qenë padyshim ndër më të mirët tek Leçe, dhe një nga mesfushorët më të vlerësuar në Serinë A, por ndonjëherë futbolli është mizor. Futbollisti i kombëtares shqiptare pësoi dëmtim në ndeshjen që skuadra e tij, Leçe, e fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Pizës në Serinë A, ndonëse lëndimi është më I lehtë sesa u mendua fillimisht. Mediat puljeze raportojnë për tërheqje, dhe jo për këputje muskulore, diçka që e bën më të shpejtë riaftësimin. Siç njoftohet, Berisha do të humbasë ndeshjet ndaj Komos në 27 dhjetor dhe kundër Juventusit në 3 janar të vitit të ardhshëm, por pritet që të jetë gati ose përballë Romës në 6 janar, ose maksimumi në duelin e Leçes me Parmën në 11 të muajit të ardhshëm. Shqiptari 22-vjeçar ka dy gola e tre asiste në 13 duele të këtij sezoni në Serinë A dhe tri herë është lojtari më i mire i ndeshjes. Mungesa e tij, qoftë edhe për pak kohë, do të jetë një problem i madh për skuadrën puljeze që lufton për mbijetesë, duke u ndodhur në vendin e 14-të me 16 pikë, vetëm 4 pikë larg zonës që të zbret në Serinë B. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Medon Berisha, lider te Lecce/ “La Gazzetta Dello Sport” i thur elozhe mesfushorit shqiptar Medon Berisha, sërish më i miri/ Ylli kuqezi është 3 herë lojtari i ndeshjes në Serinë A Berisha, gol dhe numri 1/ Mesfushori kuqezi shkëlqen sërish në kampionatin italian

Lini një Përgjigje