Mësuesve u ulet paga me 100 mijë lekë të vjetra, sindikata paralajmëron grevë

Rreth 350 mësues të ciklit të ulët dhe parashkollor në Korçë janë prekur nga një ulje e pagës prej 10 mijë lekësh të rinj (100 mijë lekë të vjetra) në muaj.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Korçë, Leonard Trebicka, ka deklaruar se pavarësisht takimeve me Ministrinë e Arsimit dhe federatën, nuk është ndërmarrë ende asnjë masë konkrete për të adresuar këtë problem.

Ndërkohë, mësuesit shprehen të zhgënjyer nga ky vendim dhe paralajmërojnë veprime sindikale, nëse nuk ka një reagim nga autoritetet.

Sindikata ka vendosur si afat për zgjidhjen e çështjes datën 31 mars. Nëse deri atëherë nuk jepet një zgjidhje, mësuesit do të nisin grevë, një lëvizje që mund të përfshijë deri në 6500 mësues në të gjithë vendin, kryesisht ata që japin mësim në klasat nga e para deri në të pestën

Lini një Përgjigje