Shqipëri-SHBA marrëveshje për energjinë/ Leka: Më e madhja që është bërë deri më sot!…

Shqipëri-SHBA marrëveshje për energjinë/ Leka: Më e madhja që është bërë deri më sot!…

Pikat kryesore

  • Kështu u shpreh analisti Martin Leka, nga studioja e “News Line” në ABC News.
  • Ai theksoi se ka përparime në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa disa probleme mbeten, por nuk kanë bazë pse të bëhen pengesë për Shqipërinë drejt BE.
  • Greqia nuk ka pse të bëhet delja e zezë për të bllokuar Shqipërinë.

Kështu u shpreh analisti Martin Leka, nga studioja e “News Line” në ABC News. Ai theksoi se ka përparime në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa disa probleme mbeten, por nuk kanë bazë pse të bëhen pengesë për Shqipërinë drejt BE. “Problemet mes Shqipërisë dhe Greqisë ende mbeten. Greqia nuk do ta pengojë fatin evropian të Shqipërisë. Greqia nuk ka pse të bëhet delja e zezë për të bllokuar Shqipërinë. Ligji i luftës është një apendiks, i cili duhet hequr”, tha ai. Më herët, ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle reagoi përmes një statusi në rrjetin social X, pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, ku njoftoi arritjen e një marrëveshjeje prej 6 miliardë dollarë në energji mes Shqipërisë dhe SHBA. “Isha e nderuar të udhëtoja në Tiranë për të avancuar agjendën energjetike të Presidentit të SHBA dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare për LNG-në amerikane”, shkroi diplomatja. Arritja e kësaj marrëveshjeje u shpreh Leka është pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. “E para është marrëveshja më e madhe që është bërë deri më sot, është një lajm i gëzuar, sepse në fund këto investime zhvillohen në Shqipëri. Lajm i mirë për mazhorancën”, theksoi ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Sali Berishës BE paralajmëron “precedentë të rrezikshëm” pas bllokimit të Ngushticës së Hormuzit Monarku britanik takon Trump, fjalë në Kongresin e SHBA

Lini një Përgjigje