
Spekulimet për përfshirjen e Luiz Ejllit në projekte të mëdha televizive nuk ndalen. Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Big Brother VIP dhe eksperiencës së tij si këngëtar, aktor dhe tashmë edhe showman, duket se ai po synon një tjetër rol të rëndësishëm në ekran.
Sipas burimeve të sigurta për Prive, Luiz Ejlli pritet të jetë pjesë e reality show-t “Ferma VIP”, por jo si konkurrent. Roli që sezonin e kaluar mbante Bes Kallaku si bashkëmoderator dhe figurë qendrore në fermë, këtë herë thuhet se do t’i besohet Luizit. Kjo do të ishte një lëvizje interesante dhe një sfidë e re për artistin, i cili ka dëshmuar se di si të mbajë vëmendjen e publikut me karizmën dhe batutat e tij.
Ndërkohë, Luana Vjollca mbetet emri më i përfolur për moderimin kryesor të spektaklit, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni. Nëse ky format do të bashkojë dy figura të njohura si Luana dhe Luizi, atëherë “Ferma VIP” pritet të jetë një nga programet më të ndjekura të sezonit.
Nuk është hera e parë që Luizi përflitet për një rol moderatori. Pas daljes nga BBV, ai ka qenë pjesë e disa projekteve televizive dhe ka dëshmuar se mund të jetë një prezantues argëtues dhe spontan. Por a do të jetë ky një hap i suksesshëm për të?
Si mendoni, a do t’i shkonte Luizit ky rol?