Pikat kryesore
- Në vendngjarje është vendosur gjithashtu shirit rrethues, çka tregon masat e marra pas konstatimit të pranisë së gazit.
- Burimet bëjnë me dije se sonda e shpimit ka arritur deri në thellësinë 70 metra.
- Mësohet se prania e gazit është konstatuar prej rreth 10 ditësh, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar mbi natyrën e këtij zbulimi apo hapat që do të ndiqen më tej.
“Prani gazi, mos kalo, është e rrezikshme”, kjo është tabela paralajmëruese e vendosur në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni Sipas burimeve, një firmë private që ka kryer disa shpime ditët e fundit për studimin e tokës, ka konstatuar prani gazi në vijën bregdetare të zonës së Hidrovorit. Në vendngjarje është vendosur gjithashtu shirit rrethues, çka tregon masat e marra pas konstatimit të pranisë së gazit. Burimet bëjnë me dije se sonda e shpimit ka arritur deri në thellësinë 70 metra. Mësohet se prania e gazit është konstatuar prej rreth 10 ditësh, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar mbi natyrën e këtij zbulimi apo hapat që do të ndiqen më tej. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Vlorë/ 60-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital, dyshohet se është dhunuar Rreth botës me jet ski/ Dy aventurierë ndërkombëtarë, në një udhëtim unik dhe sfidues Kontrollet në burgun e Vlorës/ Drejtoria e Burgjeve: U konstatuan dhe sekuestruan sende të paligjshme