Nga e hëna nis shpërndarja e Bonusit të Pranverës për pensionistët

Nga data 3 Mars, mbi 730 mijë pensionistë do të mund të tërheqin Bonusin e Pranverës pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se ky mbështetje financiare është e disponueshme si për pensionistët brenda vendit, ashtu edhe për ata jashtë Shqipërisë.

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda dhe jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë,” shkruan Rama.

Sipas vendimit, pensionistët me pension bazë do të marrin një bonus prej 10,000 lekësh, ndërsa ata me pensione më të larta se 20,000 lekë do të përfitojnë 5,000 lekë.

Shpërndarja do të kryhet sipas procedurave të zakonshme, duke e bërë të lehtë dhe të shpejtë marrjen e shumës nga çdo pensionist i përfitueshëm.

Lini një Përgjigje