Pikat kryesore
- Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Mercedes”, me drejtues Radvan Majën, banues në Borizanë, është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen Passat”, i drejtuar nga Ndrecë Ruci, nga Mirdita.
- Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i “Passat”-it, Ndrecë Ruci, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
- Ndërkohë, pasagjerja që udhëtonte me të, Tereze Laska, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Mercedes”, me drejtues Radvan Majën, banues në Borizanë, është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen Passat”, i drejtuar nga Ndrecë Ruci, nga Mirdita. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i “Passat”-it, Ndrecë Ruci, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, pasagjerja që udhëtonte me të, Tereze Laska, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Gjithashtu, nga aksidenti është lënduar edhe një grua, e cila ndodhej në ambientin e biznesit të saj pranë vendngjarjes. Ajo është goditur nga pjesë të shkëputura të automjetit “Passat” dhe është dërguar për mjekim. Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një manovër e gabuar parakalimi nga Ndrecë Ruci dhe shpejtësia e lartë e automjetit tjetër që drejtohej nga Radvan Maja. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.