FOTO/ “Të dyja poshtë jorganit…” – Livia shpërthen ndaj akuzave të Jozit për të dhe Rozanën!

Drama në “Big Brother VIP Albania 4” nuk ka të ndalur! Pas deklaratës së bujshme të (Jozit), i cili tha se ka parë Rozana Radin dhe Livia Brungën duke vepruar poshtë jorganit, ka ardhur një reagim i fortë nga vetë Livia

Në një postim në InstaStory, ajo shfaqet e prekur dhe e shqetësuar nga fjalët që kanë filluar të qarkullojnë në shtëpi, duke e quajtur këtë situatë të pavërtetë dhe të manipuluar.

“Jozi duhet të mbajë përgjegjësi për ato që thotë,” shkruan Livia, duke lënë të kuptohet se kjo akuzë e rëndë ka ndikuar negativisht tek ajo.

Deklarata e Jozit ka ndezur një debat të madh mes banorëve, duke sjellë tension dhe përçarje brenda shtëpisë. Ndërkohë, në rrjetet sociale, ndjekësit janë ndarë në dy kampe: disa mbështesin Jozin, ndërsa të tjerët besojnë se kjo është një tentativë për të prishur imazhin e Rozanës dhe Livias.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të çojë në një debat të hapur mes Jozit dhe dy vajzave apo në një tjetër strategji të heshtur për të shpëtuar veten nga nominimet…

Lini një Përgjigje