Aksident në aksin Hani i Hotit-Vermosh, makina përplaset me mjetin bujqësor, plagoset një…

Aksident në aksin Hani i Hotit-Vermosh, makina përplaset me mjetin bujqësor, plagoset një…

Pikat kryesore

  • Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Hani i Hotit- Vermosh rreth orës 20:15, ku një automjet është përplasur me një mjet bujqësor.
  • Informacionet paraprake nga DVP Shkodër raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin L.
  • S., është përplasur me mjetin bujqësor të drejtuar nga shtetasi P.

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Hani i Hotit- Vermosh rreth orës 20:15, ku një automjet është përplasur me një mjet bujqësor. Informacionet paraprake nga DVP Shkodër raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin L. S., është përplasur me mjetin bujqësor të drejtuar nga shtetasi P. P. Ajo që dihet deri tani është se si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje