Pikat kryesore
- Makina e re/ Të gjithë duan Aston Martin, Fernando Alonso nuk e lëshon Është një makinë që i tundon të gjithë, por Fernando Alonso nuk ka ndërmend ta lërë.
- Bëhet fjalë për Aston Martin, e cila në vitin 2026 do të zbresë në pistë për herë të parë me firmën e Adrian Njueit dhe me motorin e ri Honda.
- Ndërkohë, Alonso, i cili në fund të korrikut do të mbushë 45 vjeç, duhet të shpejtojë në tentativën për titullin e tij të tretë botëror, ose të paktën për fitoren e shumëpritur, të 33-ën.
Makina e re/ Të gjithë duan Aston Martin, Fernando Alonso nuk e lëshon Është një makinë që i tundon të gjithë, por Fernando Alonso nuk ka ndërmend ta lërë. Bëhet fjalë për Aston Martin, e cila në vitin 2026 do të zbresë në pistë për herë të parë me firmën e Adrian Njueit dhe me motorin e ri Honda. Në perspektivë, një kombinim potencialisht fitues, që ka tërhequr tashmë vëmendjen e pilotëve si Maks Vershtapen, Sharl Lëklerk dhe pse jo edhe kampionit të ri të botës Lando Norris si dhe shokut të tij të skuadrës Oskar Piastri, ku shumëçka është në varësi të ecurisë së tyre me MekLarenin. Ndërkohë, Alonso, i cili në fund të korrikut do të mbushë 45 vjeç, duhet të shpejtojë në tentativën për titullin e tij të tretë botëror, ose të paktën për fitoren e shumëpritur, të 33-ën.