Pikat kryesore
- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka firmosur disa ndryshime në drejtimin e disa institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në vend.
- Këto ndryshime vijnë pas kontrolleve të zhvilluara nëpër qelitë e burgjeve në vend për sende të ndaluara.
- Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se Klodjan Myrto është emëruar drejtor i burgut të Reçit, ndërsa paraardhësi i tij në këtë detyrë, Algert Cekrezi, ka dhënë dorëheqjen dhe është kthyer në Policinë e Shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka firmosur disa ndryshime në drejtimin e disa institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në vend. Këto ndryshime vijnë pas kontrolleve të zhvilluara nëpër qelitë e burgjeve në vend për sende të ndaluara. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se Klodjan Myrto është emëruar drejtor i burgut të Reçit, ndërsa paraardhësi i tij në këtë detyrë, Algert Cekrezi, ka dhënë dorëheqjen dhe është kthyer në Policinë e Shtetit. Ndërkohë në burgun “Jordan Misja”, drejtori i institucionit “313” ka dhënë dorëheqjen dhe në këtë detyrë është komanduar Arjan Bozhaj. Ndërsa Alban Zela është komanduar në krye të burgut të Rrogozhinës, pas pezullimit nga detyra të Bilal Hasës.