Kryeministri Ambasada shpall Ambasada gjermane njofton për takimin Kurti-Rohde në…

Kryeministri Ambasada shpall Ambasada gjermane njofton për takimin Kurti-Rohde në…

string(65) "ambasada-gjermane-njofton-per-takimin-kurti-rohde-ne-kryeministri" Ambasada gjermane njofton për takimin Kurti-Rohde në Kryeministri Ambasada gjermane ka njoftuar për takimin lamtumirës që pat ambasadori Jorn Rohde me kryeministrin në detyrë Albin Kurti në Kryeministri. “Me rastin e lamtumirës së tij, Ambasadori Jörn Rohde u prit nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai e falënderoi atë për pesë vitet e tij të shërbimit të përkushtuar”, tha ambasada. Për këtë takim të para dy ditëve kishte njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit. “Kryeministri theksoi se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Më tej, ai veçoi ndër të tjera bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit. Gjatë bisedës, gjithashtu u përmend tema e sigurisë dhe bashkëpunimi me KFOR-in, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një arritje që u shënua gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe kryeministrit Kurti. Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Rohde shëndet dhe fat në jetën e tij”, u tha në njoftim. Rohde i shkoi në zyre Kurtit pas letrës së BE’së që të mos ketë takime më në zyrë te Kurti derisa të zgjidhet qeveria e re./Express/ Ilir Ferati: Përkushtimi dhe puna e palodhur e banorëve të Kovragës janë pasuri e madhe për gjithë komunën Osmani në takimin e Kallas në Nju Jork me disa presidentë nga rajoni, Serbinë e përfaqësoi Marko Gjuriq Uran Ismaili: Asnjë shkollë nuk do të mbetet pa siguri, 200 oficerë të trajnuar do të angazhohen në Prishtinë Rubio shtron darkën “Transatlantike” në Nju Jork, të pranishëm edhe ministrat e Shqipërisë e RMV’së Tokio në vendin e parë për lagjet “më cool në botë”, kjo është top 10-shja

Lini një Përgjigje