Kush nuk e do rastësinë për ta zbuluar një lagje plot gjallëri, larg shtegut të zakonshëm turistik gjatë pushimeve? Nëse po ëndërroni për vendet më emocionuese lokale në destinacionin tuaj të ardhshëm për një 'city-break', guida globale Time Out ju vjen në ndihmë me përmbledhjen e saj më të fundit të lagjeve “më cool në botë”. Në krye të renditjes së vitit 2025 është një cep i Tokios që Time Out e quan “nirvana për bibliofilët”. Lista vjetore e Time Out përpilohet nga nominimet e rrjetit global të redaktorëve dhe shkrimtarëve të tij. Zgjedhjet më pas renditen sipas kritereve që përfshijnë kulturën, komunitetin, jetueshmërinë, ushqimin dhe pijet, si dhe atë që Time Out e përshkruan si “atë ndjesi të vështirë për t’u përcaktuar të të ‘tashmes’.” “Përfundimi më i madh nga renditja e Time Out këtë vit është sa shumë formohen lagjet tona nga, dhe për, komunitetet e tyre lokale”, i tha CNN Travel redaktorja e udhëtimeve të markës, Grace Beard. Top 10 lagjet më 'cool' të Time Out për vitin 2025 1. Jimbōchō, Tokio, Japoni 2. Borgerhout, Antwerpen, Belgjikë 3. Barra Funda, São Paulo, Brazil 4. Camberwell, Londër, Mbretëria e Bashkuar 5. Avondale, Çikago, Shtetet e Bashkuara 6. Mullae-dong, Seul, Koreja e Jugut 7. Ménilmontant, Paris, Francë 8. Nakatsu, Osaka, Japoni 9. Vallila, Helsinki, Finlandë 10.
Time Out shpall Tokio në vendin e parë për lagjet “më cool në botë”, kjo është top 10-shja